Kur është fjala për t'u mburrur me linjat e tyre trupore, vajzat e familjes Kardashian nuk e kanë aspak kompleks.
Perkundrazi, së fundmi në kopertinën më të re të revistës "Shape" është shfaqur Khloe Kardashian, bukuroshja 31-vjeçare e cila deri para disa kohësh konsiderohej si më e bëshmja nga motrat. Por kjo gjë tashmë ka ndryshuar dhe kjo duket qartë në fotot që Khloe ka realizuar për faqet e brendshme të revistës. "I kam dashur gjithmonë format e mia, edhe atëherë kur të gjithë mendonin se isha më e mbushur seç duhej. Nuk e kam parë asnjëherë veten ndryshe." ka treguar ajo në intervistën e saj. Ndërkohë në një postim të bërë në Twitter, Khloe ka shprehur entuziazmin duke ironizuar në formë shakaje të gjithë ata që deri më tani e quanin "të shëndoshën e familjes". Sigurisht duke parë fotot e fundit ky nuk është më rasti i Khloe Kardashian!