Pas problemeve të shumta që kaloi në jetë, ndraja nga Justin Bieber, lidhja me "The Weekend", sëmundja e rëndë, ndarja nga "The Weekend" dhe lidhja me Justinin e cila përfundoi prap shumë shpejt, këngëtarja Selena Gomez mesa duket ka gjetur rrugën e lumturisë.
Gomez tregon se tashmë është në një moment ku po shijon çdo çast të jetës, ashtu siç vjen. Përmes disa fotove në Instagram, këngëtarja dëshmoi se ndodhet me pushime në plazh me katër shoqet e saj, për të festuar festën e beqarisë së njërës prej tyre.
Ndërsa 26-vjeçarja pozon me bikinit e bardhë, ajo që na bënë më shumë përshtypje është se, asnjëra prej tyre nuk është edituar.