INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shihni të lumtur, por Arbenita tregon bullizmin që ka përjetuar: Duhet të jemi…[FOTO]

E shihni të lumtur, por Arbenita tregon bullizmin që ka përjetuar: Duhet të jemi…[FOTO]

Publikuar më: 13:33 13-07-2020

Arbenita Ismajli është konsideruar si një ndër modelet më të suksesshme shqiptare. Ajo është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj, por gjithashtu edhe për jetën personale. Modelja ka qenë së fundmi në qendër të kritikave për shkak të akuzave se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrë, akuza të cilat modelja i ka hedhur poshtë vazhdimisht.

Përpos fytyrës, duket se modelja komentohet gjithashtu edhe për trupin e saj. Ajo ka treguar së fundmi se përpos komplimeteve të shumta për trupin e saj, ajo shpesh bullizohet se është shumë e dobët. “Bullizmi për faktin që je e dobët është po aq i keq sa bullizmi që je i shëndoshë dhe zakonisht njerëzit me përmasa të mëdha e kanë këtë sjellje. Është çmenduri. Trajtoji të tjerët siç do të doje të të trajtonin.”, thuhet në foton që Arbenita ka ndarë me ndjekësit në Instastory.

Krahas fotos, Arbenita shkruan se edhe vetë e ka përjetuar këtë situatë, ndërsa shton të gjithë duhet të tregohen të sjellshëm ndaj të tjerëve. “S’do ta kuptoj kurrë si femrat me kilogramë tepër i thonë femrave të holla sa të dobëta janë. Po e them këtë sepse e përjetoj shpesh. Por s’do t’ia bëja kurrë të njëjtën gjë atyre. Kurrë! Bëhu i sjellshëm me njerëzit!”, shton modelja.

arbenitalsmajli_107826059_280035266746699_1707564882009999179_n-640x1138.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033848285675049