INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shijuat borën? Mësoni si do jetë moti ditët në vazhdim [FOTO]

E shijuat borën? Mësoni si do jetë moti ditët në vazhdim [FOTO]

Publikuar më: 22:49 28-02-2018

Moti i ftohtë ka mbizotëruar në vendin tonë përgjatë ditëve të fundit ku nuk ka munguar as dëbora në pjesën më të madhe të qyteteve. Por moti do të paraqitet disi më ndryshe ditët në vazhdim dhe në fundjavë do zbutet.

1 mars – Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

2 mars – Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.

3 mars- 4 mars – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.

Vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, por ditën e enjte nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, si dhe mundësia për mjegull, mund të rrisë vlerat deri në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C. Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e premte nga krahu jugor 4-11m/s.

Shtypja atmosferike nuk do të jetë shumë stabile, në fillim do të shënojë rritje, e më pas sërish do të zbres dukshëm nën vlera normale.

motiii.png

Article Logic
Execution time: 0.0041260719299316