Ariana Grande dhe i fejuari i saj Pete Davidson kanë lajmëruar ditën e djeshme përfundimin e romancës mes të dyve.
Mediat e huaja shkruajnë se pas ndarjes, Ariana, e cila prej pak kohësh ndodhet në gjendje të rënduar emocionale, ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në qershor.
Unaza përbëhej nga një diamant 3 karat që u dizejnua veçanërisht për Arianën.
Kujtojmë se këtë fundjavë, ata i dhanë fund fejesës 5 mujore.
Thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish të dashurit, Mac Miller.
Vendimi ishte i ndërsjellë, por Ariana ishte ajo që ndërmori hapin e parë.