INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shkuar e harruar! Majk pajtohet me nënën e djalit të tij, Majlindën dhe ky VEPRIM i tij e tregon më së miri! [VIDEO]

E shkuar e harruar! Majk pajtohet me nënën e djalit të tij, Majlindën dhe ky VEPRIM i tij e tregon më së miri! [VIDEO]

Publikuar më: 19:17 01-03-2020

Majk është një ndër artistët më të dashur për publikun, autor i disa hiteve me miliona klikime të cilat kanë bërë bujë. 

Reperit të njohur nuk i mungojnë edhe një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale me të cilët ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, por edhe nga projektet.

Ai është komentuar shumë për lidhjen dhe ndarjen nga Majlinda Zeka me të cilën tashmë ka një djalë të quajtur Roan.

Dikur dyshja krijoi një debat të madh në media duke lëshuar herë pas here deklarata të shumta.

Por duket se tani ata i kanë rregulluar marrëdhëniet dhe këtë e tregon një video e postuar pak më parë nga reperi Majk.

Në video shfaqet djali i tij Roan duke kërcyer me këngln e re të të atit dhe bashkë me të është edhe e ëma, Majlinda.

“Syte mu kane qorru met pa , videoja ime e preferuar”,-shkruan reperi në përshkrimin e videos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102