Motra e këngëtares shqiptare Enca Haxhia bëhet shumë shpesh pjesë e mediave rozë për shkak të fotove provokuese që ajo poston. Uindi ka një numër të madh fansash në rrjetet sociale ku është shumë aktive dhe shpesh herë komunikon apo “grindet” me ta.
Duke qenë se është “make up artiste”, Uindi shpesh herë u tregon fansave të saj se si të kurojnë imazhin, por së fundmi publikoi në Instastory një foto pa grim, pasi një ndjekës i kërkoi të publikonte një të tillë.
“O Uindi po nxirre një foto në Insta ashtu siç ishe mbrëmë në darkë pa makeup në rrugët e Tiranës.”- i kishte thënë ai, mesazh të cilit Uindi iu përgjigj duke publikuar foton pa grim (edhe pse ka vënë qerpikët) dhe ndoshta mund të jeni habitur.