Është kthyer në fenomen në një kohë fare të shkurtër dhe tani nuk mund t’a mohojmë se Tayna është një prej personazheve më të komentuar tanimë. Por jo vetëm me këngët e saj, Tayna tërheq vëmendje dhe me linjat e saja trupore.
Shpesh ajo është sulmuar nga ndjekësit dhe kolegët e saj për përdorimin e ‘Photoshop-it’, në fotot që publikon në ‘Instagram’. Por së fundmi ajo i ka hedhur poshtë të gjithë këto zëra, duke postuar një foto në ‘Instastory’. Aty shihet një sërë produktesh me proteina, të cilat reperja i merr për të pasur një trup sa më në formë. Mbi foto ajo shkruan ‘Photoshopi jem’, duke ironizuar kështu dhe komentet që ka dëgjuar për këtë.