Arbenita Ismajli është një nga modelet më të reja në botën e shoëbizzit shqiptar dhe një ndër më të preferuarat e publikut. Emri i saj bë kryesisht i famshëm që pas daljes publike si e dashura e reperit Fero. Bukuroshja shqiptare bie në sy për trupin e saj të bukur, ngjyrë çokollatë, si dhe tiparet e veçanta. Ajo shfaqet vazhdimisht natyrale, ndërkohë që merr pëlqime të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.
Modelja bukuroshe është shumë e drejtpërdrejtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dhe asnjëherë nuk heziton të tregojë “problemet” në pamjen e saj, si aknet ashtu edhe në lidhje me peshën.
Pra le të themi që Arbenita mundohet t’i tregojë atyre se ajo gjithashtu nuk është aq perfekte sa shfaqet çdokush në Instagram, pasi të gjithë kanë “difektet” e tyre.
Së fundmi, modelja simpatike ka treguar se së fundmi i janë shfaqur strija në zonën e stomakut.
“Tani kam shenja strijash edhe në stomak gjithashtu”- ka shkruar modelja krahas fotos, duke lënë të kuptohet se ky nuk është vendi i vetëm i trupit që ka këtë imperfeksion, por që ajo nuk është as e para as e fundit që ka strija, pavarësisht se dikush i ka problem dhe dikush jo.