Audrey Hepburn ka qenë muza e Hubert de Givenchy, stilistit francez që ka qenë edhe stilisti personales i ikonës së bukurisë. Mesa duket Givenchy është i preferuari i Dukeshës Sussex, Meghan Markle. Ajo në ditën e dasmës frustanin e ditës së dasmës ia besoi pikërisht Givenchy, i cili është i njëjtë edhe me fustanin e bardhë të Audrey Hepburn.
Por përpos fustanit të saj të dasmës, Meghan ka marrë edhe disa këshilla të tjera nga stili i Audrey kur vjen fjala për veshjen. Të dyja demonstrojnë një dashuri për veshjen klasike, elegante dhe minimaliste.
Bluzat me vija ishin të preferuarat e aktores Audrey, por mesa duket janë edhe të preferuarat edhe të Dukeshës. Madje Meghan në një postim të bërë në vitin 2015 Meghan ka shpërndarë foton e Audrey me mbishkrimin “Estetika është elegancë e hijshme dhe për këtë në mendje më vjen Audrey Hepburn në Funny Face’, ka shkruar Meghan.
Por edhe për sa i përket historisë së jetës së Meghan, ka ngjashmëri edhe me jetën jo të lehtë të Audreu Hepburn. Prindërit e Meghanit janë ndarë në vitin 1988 pas 9 vitesh martesë, kur ajo iste vetëm 6 vjeç. Edhe Audrey vjen nga një familje me shumë problem të cilat kanë shkaktuar shumë traumë në jetën e saj. Ishte 6 vjeç, njësoj si Meghan, kur babai i saj u largua nga shtëpia.
Të dyja njihen për punët e tyre vullnetare dhe bamirësitë.