Në përgjithësi, shëndeti ynë mendor përballet me sfida të shumta, dhe ankthi është një nga më të mundimshmet prej tyre. Ankthi ka prekur miliona nëpër botë që nga kohërat e lashta, dhe vijon të prekë miliona të tjerë. Çdo ditë e më shumë njerëzit po vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Personazhe të shumta publike kanë ndarë me ndjekësit eksperiencat e tyre të vështira me këto çrregullime të mënyrë që tu vijnë sado pak në ndihmë.
Së fundmi, Mozzik ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale se vuan nga ankthi, i konsideruar si “sindroma e shek.XXI”. Përmes dy postimeve në Instastory ai ka lënë të kuptohet se nuk ka arritur t’i shpëtojë këtij çrregullimi që po prek gjithnjë e më shumë njerëz. “Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”- shkruhet në postimet e rishpërndara prej tij.