INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shpalli Donald Trump “Qytetar Nderi” të Kamzës, Xhelal Mziu tregon arsyen

E shpalli Donald Trump “Qytetar Nderi” të Kamzës, Xhelal Mziu tregon arsyen

Publikuar më: 18:46 16-12-2016

Pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu e shpalli atë “Qytetar Nderi”, ngjarje kjo që u bë objekt diskutimi në rrjetet sociale.

Mziu ka pritur sot gazetarët me rastin e fundvitit, dhe sigurisht që nuk mund të mungonte pyetja pikante për titullin “Qytetar Nderi”. Gazetarët e kanë pyetur kryebashkiakun se pse i dha çmimin presidentit të sapo zgjedhur dhe cili ishte qëllimi i këtij veprimi, por ai është përgjigjur në mënyrë të sinqertë:

“Kam tre vjet që bëj investime serioze me impakt për banorët e Kamzës. Tirana është afër fizikisht me Kamzën, por larg vëmendjes së medias. Lajmet e mira nuk pasqyrohen në media. Unë gjithnjë kam besuar se do të fitonte Trump, dhe kur ai fitoi me të vërtetë, i dhashë çmim. Në fakt jam republikan dhe besoj te ideologjia republikane. Dhënia e çmimit ishte një mënyrë për të përdorur ju të medias të shkruani lajme për bashkinë tonë. Fakti që kisha dhe kryeministrin kundër, më ndihmoi më shumë. Po të bëhet ndonjë rrugë e re, do t’i vendos dhe një emër rruge”,- tha Xhelal Mziu.

Article Logic
Execution time: 0.003497838973999