E ftuar në një emision televiziv, moderatorja e njohur e sportit, Albana Bejko tha se nuk gjen cilësitë e një gazetareje sporti te prezantuesja Alesia Bami. Sipas saj, Alesia është shumë e bukur, por bota e sportit nuk ka nevojë vetëm për “aksesor në studio”.
“Alesia është shumë e bukur, por në fushën e sportit nuk bën pjesë në gazetaret e sportit. Ajo çfarë synojmë ne të sjellim si frymë në Shqipëri është gazetare sporti dhe jo aksesor në fushën e sportit”, deklaroi Bejko.
Mesa duket kjo i ka shkuar në vesh Alesias, e cila nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë ka reaguar ndaj kësaj deklarate të bërë nga kolegia e saj. Rrotull-rrotull pa përmendur emra Bami e quan Bejkon “dështake” e cila është gjithmonë gati për të gjykuar të tjerët , ndërsa ajo është gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar.
“Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, ndërsa dështakët janë gjithmonë të gatshëm për të të gjykuar! Paqe!”, shkruan Alesia në postimin e saj në “Instagram”.