INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E sigurt se dhe ju keni kërkuar në INTERNET për Kim Kardashian, por bëni KUJDES! Kim është VIP-i më i rrezikshëm, ja pse [FOTO]

E sigurt se dhe ju keni kërkuar në INTERNET për Kim Kardashian, por bëni KUJDES! Kim është VIP-i më i rrezikshëm, ja pse [FOTO]

Publikuar më: 16:15 03-10-2018

Nëse jeni duke kërkuar për dramën më të fundit të Kim Kardashian-West me motrat e saj, atëherë kni kujdes.

Ylli i televizioneve është njeriu më i rrezikshëm për tu kërkuar në internet në Britaninë e Madhe për vitin 2018 2018, sipas një firme të sigurisë në internet.

McAfee ka matur rezultatet sesa është i lidhur emri i një personazhi të famshëm me faqet e internetit që janë potencialisht të këqija.

Vitin e kaluar vendin i parë e mbante Craig David.

Supermodelja Naomi Campbell ishte e dyta në listën e Britanisë së Madhe ndërsa motra e Kim, Kourtney Kardashian qëndronte e treta.

Këngëtarja Adele dhe Caroline Flack përfunduan pesë të famshmit më të rrezikshëm për tu parë në internet.

Aktorja e ‘Orange Is The Neë Black’, Ruby Rose kryesoi një version amerikan të listës.

McAfee raporton se kriminelët në internet përdorin njerëzit e famshëm për të mashtruar njerëzit me linqe që i dërgojnë përdoruesit e internetit me faqe që kanë qëllime të këqija.

Faqet përdoren për të instaluar viruse ose për të vjedhur informacion personal dhe fjalëkalime.

Të famshëm të tjerë në listën e Britanisë së Madhe ishin aktorja Rose Byrne, Kem Cetinay, Britney Spears, aktorja Emma Roberts dhe ylli i televizioneve Ferne McCann.

Article Logic
Execution time: 0.0033390522003174