INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E sulmojnë për peshën, Enca e thotë TROÇ: Jam femra më e bukur në botë

E sulmojnë për peshën, Enca e thotë TROÇ: Jam femra më e bukur në botë

Publikuar më: 18:36 12-06-2022

Enca ishte së fundmi e ftuar në emisionin "Goca dhe Gra", ku mes të tjerash tregoi se e sulmojnë shpesh për peshën. Megjithatë këngëtarja tregoi se ka shumë besim në vete dhe sa herë që shikohet në pasqyrë mendon se është femra më e bukur në botë.

"Ne thjeshtë të jemi siç jemi, pse duhet të jemi të mbushur apo të dobët për t'ia dalë? Në rradhë të parë ne jemi njerëz, jemi siç jemi, jemi femra, jemi të bukura, patjetër që unë jam pro "le ta mbajmë veten", "të përpiqemi të jemi të shëndetshëm", por asnjëherë unë vetë nuk kam kaluar dot te ekstremet dhe nuk do ta bëja këtë gjë. Në jetën time të përditshme jam ndjerë gjithmonë shumë konfidente. Të them të drejtën nuk e di ndoshta do ekzagjerohet kjo gjë dhe kur ta shohin të rinjtë do thonë 'Oo çfarë dreqin!' por sinqerisht kur e shoh veten dhe këtë gjë do ua sugjeroja çdo vajze, thjesht mendoj, mendoj se vërtetë jam femra më e bukur në botë", u përgjigj Enca.

 

Ajo foli dhe për jetën private, duke treguar se ende nuk e ka gjetur dashurinë pot është në kërkim të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828