Nuk janë aspak ditë të mira për vajzën e keqe Riri.
Ajo u bë objekt talljeje nga një gazetar sportiv amerikan gjatë ditës së hënë, i cili tha se dukej sikur kishte veshur një “kostum sumo”. Nuk vonoi shumë dhe Riri jo vetëm që nuk e vrau aspak mendjen por jua ktheu kritikëve me mënyrën e saj, duke shfaqur sërish trupin. Ajo doli në publik me një fustan shumë seksi, i cili jo vetëm ishte shumë i hapur në pjesën e sipërme duke treguar praktikisht çdo pjesë të gjoksit përveç thithkave. por edhe mjaft i shkurtër. Pavarësisht se bukuroshja nga Barbadosi ka parë ditë shumë më të mira, përsëri duhet thënë që kundërpërgjigja e saj nuk ka aspak të sharë. Nuk prisnim asgjë më pak në fakt!