Një video e moderatores Fjoralba Ponari gjatë emisionit bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. "Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi...", tha moderatorja dhe kjo video nuk i shpëtoi blogerit të njohur Olti Currit.
Ky i fundit publikoi një video me anë të së cilës shkriu së qeshuri ndjekësit e tij pasi tha: "Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si... si ta them...".
Por si e ka pritur Fjoralba këtë reagim të Oltit?
Moderatorja i komentoi Oltit në video dhe i tha: “E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale”.
Ata vazhduan të bënin disa komente dhe Olti ia ktheu: “Prite qepe si te duash lapsusi ishte yll”.
Fjoralba: “Çeshtja eshte se po ta ofroje te plote, sdo kishe cte ironizoje ktu e cte kenaqje popullin.”
Olti: “Me thene te drejten kaq sa ke thene mjafton, nuk ka rendesi çfare ke thene ne vazhdim sepse lapsusi eshte ne kete qe thua: "Fatmiresisht sot te lindesh e bukur nuk eshte vetem çeshtje fati, eshte edhe çeshtje profezionalizmi"... Sipas teje te lindesh e bukur nuk eshte vetem fat por edhe profesionalizem!!! Si lind i bukur me profesionalizem ? Duke nderhyre ne laboratoret e gjinekologjise ne ADN ? Nese ishe duke i bere reklame laboratoreve te paligjshem te nderhyrjes ne gjenetiken njerezore atehere terhiqem.”, mbylli diskutimin blogeri.