INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tallnin kur ishte adoleshente, tani është një ndër femrat më të bukura në botë [FOTO]

E tallnin kur ishte adoleshente, tani është një ndër femrat më të bukura në botë [FOTO]

Publikuar më: 13:45 16-05-2019

Priyanka Chopra është aktore, këngëtare dhe ka qenë Miss World 2000. Aktorja është e martuar me aktorin/këngëtarin të cilin të gjithë e adhuroni Jonas Brothers. Edhe pse është një ndër femrat më seksi në botë kjo nuk e ka bërë që të mos përjetojë bullizëm. Ngjyra e saj e lëkurës duket se nuk i ka pëlqyer moshatarëve të saj, prandaj në kohën e saj të adoleshencës është përballur me tallje të shumta.
Këtë gjë ajo e ka zbuluar për herë të parë në një intervistë për Associated Press ku është shprehur:
“Unë merrja komente raciste kur isha në shkollë të mesme, në vitin e parë. Më quanin ‘Broënie’, ‘kthehu tek elefanti nga i cili ke ardhur’ dhe ‘Curry’, dhe këto gjëra kanë ndikuar shumë në jetën time kur isha fëmijë sepse ndikuan në vetëbesimin tim. Nuk do ta lejoj askënd më të më bëjë të ndihem ashtu. Mënyra se si ne i trajtojmë njerëzit vjen nga bagazhi kulturor që kemi por megjithatë shoqëria mund të ndryshojë”.
Megjithatë, Priyanka shtoi se kjo eksperiencë e ka motivuar të ndihmojë të tjerët që vuajnë nga bullizmi.

1072717852_-_Copy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498