Demi Lovato premton, por vonon që ta mbajë fjalën.
Këngëtarja e muzikës pop bëri publik faktin se do të mbyllë llogaritë e saj në Twitter dhe Instagram. Në një sërë postimesh në Twitter shprehu gjithë pakënaqësinë e saj ndaj talljeve që i bëhen në internet, duke thënë se njerëzit duan të përqëndrohen vetëm tek gjërat e këqija. Ajo më pas ka deklaruar se do t’i mbyllë llogaritë e saj në rrjetet sociale, por do të mbajë vetëm Snapchat meqe ky i fundit nuk lejon komentet në foto. Megjithatë profilet e Lovatos janë ende aktive, pavarësisht se ka kaluar një ditë nga lajmërimi i saj. Të jetë penduar vallë?