Të ftuara mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” ishin 4 këngëtaret e mirënjohura të muzikës shqiptare e shumë të dashura nga publiku, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima të cilat më 16 maj do të mbajnë një koncert në Pallatin e Kongreseve “Diva show”.
4 artistet gjatë emisionit i janë përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook ku një prej fansave pyet Enedën sa variojnë rrogat tek “The Voice”.
“Rrogat janë shumë të mira, ja vlen, por mesa duket njeriu është i pangopur dhe nuk i mjafton asnjëherë rroga e tij. Problem i madh”, u shpreh Eneda.