Një ndër reperet dhe këngëtaret më të pëlqyera, Rina Balaj ishte sonte e ftuar në spektaklin e së shtunës “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Edhe këtë herë Rina u vendos në sfidën e shumëpëlqyer atë të “Paintball”, kjo pasi herën e kaluar Rina ka patur sfidën më të klikuar në llogarinë zyrtare të Top Channel në YouTube.
Mirëpo këtë herë sfida u zhvillua me pyetje mbi personazhet që e kanë “goditur” në këtë sfidë edhe emra që ajo ka goditur më parë.
Njëjtë si sfida që kishte përmbajtje tjetër, ashtu na surprizoi edhe vete Rina. Këtë “Paintball” ajo ishte më paqësore dhe e butë ndryshe nga hera e kaluar ku ishte vajza e “diss”-eve dhe e egër.
“Për Tayna-n je shprehur në Paintball se është FAKE; po tani që janë qetësuar gjakrat; do e bëje një bashkëpunim me të?” ishte kjo pyetja që mori një përgjigje mjaft të papritur nga Rina.
“Kisha bashkëpunuar me gjith pa problem” u shpreh Balaj, e cila tashmë e ka lënë pak “hip-hop”-in në hije për të treguar talentin e saj si këngëtare.