INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E thanë vetë vajzat! Kjo karakteristikë i bën meshkujt më tërheqës sesa pamja e mirë

E thanë vetë vajzat! Kjo karakteristikë i bën meshkujt më tërheqës sesa pamja e mirë

Publikuar më: 15:24 01-03-2020

Studime të vazhdueshme tregojnë se altruizmi është karakteristika kryesore e një mashkulli, që i tërheq gratë që kërkojnë një lidhje serioze.

Sipas studimit, meshkujt që kishin raportuar për më shumë vepra altruiste bënin më shumë marrëdhënie seksuale dhe kishin më shumë partnerë seksual.


Një studim tjetër i publikuar në janar të këtij viti në revistën Evolutionary Psychology iu kishte prezantuar 202 femrave meshkuj të ndryshëm prej të cilëve mund t’i zgjidhnin.

Gratë i kishin zgjedhur meshkujt më tërheqës dhe egoist për të kaluar natën, por për lidhje afatgjatë i kishin zgjedhur meshkujt altruistë, qoftë nëse kishin qenë tërheqës apo jo.


Por, e gjithë kjo nuk do të thotë se trajtat tjera nuk kanë rëndësi. Humori është karakteristikë tjetër e rëndësishme për gratë kur e zgjedhin një mashkull, tregojnë hulumtuesit. Sensi i mirë i humorit i bën gratë të supozojnë se mashkulli është më inteligjent.

Article Logic
Execution time: 0.0034608840942383