INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E them për herë të parë!”, Fero rrëfen të pathënat nga njohja me Arbenitën: ‘U habita kur e pashë, ngela në makinë’

“E them për herë të parë!”, Fero rrëfen të pathënat nga njohja me Arbenitën: ‘U habita kur e pashë, ngela në makinë’

Publikuar më: 11:33 15-06-2021

Marrëdhënia e Feros me Arbenitën ka qenë gjithnjë në vëmendje të medias rozë dhe çifti ka postuar shpesh në rrjetet sociale, por nuk kanë zbuluar detaje të marrëdhënies së tyre.

 

Reperi nuk e mohon se ka patur krisje mes tyre, por e quan këtë diçka normale që ndodh në mes të çdo cifti, sidomos kur duhen, por e mohon të kenë qenë zënka për të marrë klikime portalesh.

Për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Fero u ndal në njohjen e tij me Arbenitën në Shkup duke zbuluar detaje nga momenti kur u mahnit aq shumë kur e pa për herë të parë sa nuk pati guximin të dilte nga makina e t’i fliste.

“E mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Këtë e ke ekskluzive, vetëm për ty. Takimi nuk ishte rastësisht, kemi kontaktuar kohë më parë në rrjetet sociale, aty e kam njohur. Më pas kemi dalë, jemi takuar dhe s’jemi ndarë më”, u shpreh reperi.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381