Adelina Tahiri dhe Serjozha Markob kanë vetëm pak muaj që janë martuar dhe tashmë presin të bëhen prindër për herë të parë. Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe mesa duket Adelina po e shijon në maksimum çdo moment të shtatzënisë së saj dhe së fundmi ka bërë një fotosesion ashtu siç është kthyer në “traditë”, pasi janë kujtime që do mbeten përgjithmonë.
Ajo ka pozuar topless e me të brendshme teksa tregon barkun e rrumbullakosur, por ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, për herë të parë.
Milioneri shfaqet prapa Adelinës duke e përqafuar e duke e puthur në qafë teksa duart i mban tek barku i saj.
"Të dua", shkruan Adelina në përshkrimin e fotos në të cilën shfaqet me mbathje e kanotiere.