Seksi i mirë shoqërohet me pasthirrma. Të paktën kështu na është fiksuar në kokë. Sa më i mirë seksi me partnerin, aq më të larta dhe të fuqishme janë pasthirrmat. Madje burrat i lidhin pasthirrmat me orgazmën. Por një studim i dy pedagogëve: Gayle Brewer-it, nga Universiteti i Lancashire, dhe Colin Hendrie-t nga Universiteti Leeds, ka dalë në disa përfundime shumë interesante.
71 gra heteroseksuale, me jetë seksuale aktive, të moshës 18-48 vjeç janë pyetur për britmat gjatë seksit. Edhe pse shumë prej tyre pranuan se janë të zhurmshme, pjesa më e madhe zbuluan se kjo nuk është tregues i kënaqësisë.
66% e grave pranuan se bërtasin gjatë seksit për të shtyrë partnerin drejt orgazmës dhe të 'mbaronin punë', ndërsa 87% e tyre pranuan se donin të rritnin vetëbesimin e partnerit. Sipas studimit, gjasat që femrat të arrijnë në orgazëm gjatë seksit penetrues, janë të pakta.
"Gratë arrijnë në orgazëm gjatë 'paralojës', por pasthirrmat janë më të shpeshta gjatë ejakulimit të partnerit," thuhet në studim. Pjesëmarrëset në studim pranuan se britmat vijnë edhe për të 'çliruar mërzinë, lodhjen ose dhimbjen gjatë seksit'.
Sigurisht, asnjë përfitim nuk vjen nga gratë që shtiren në seks, por nuk janë të vetmet. Edhe babuinet femra bëjnë të njëjtën gjë.