ISIS është një nga organizatat terroriste që ka shkaktuar më shumë sulme e si rrjedhojë viktima, por në gjirin e saj mësohet se ka patur edhe shumë shqiptarë. Vitet e fundit, të paktën 120 shqiptarë i janë bashkuar grupit terrorist të Shtetit Islamik (ISIS), ku më shumë se 20 prej tyre kanë mbetur të vrarë në beteja, kryesisht në Siri.
Ky informacion u publikua gjatë forumit “Civil kundër Ekstremizmit”, mbajtur në qytetin e Shkodrës.
Shqipëria ka miratuar një strategji kombëtare për të luftuar ekstremizmin dhe vitin e kaluar ka miratuar një ligj që ndalon qytetarët që të marrin pjesë në ushtritë e huaja. Shkeljet mund të çojnë në burgim për një periudhë prej 15 vjetësh.
Sipas studimeve të huaja, Ballkani është një zonë problematike përsa i përket anëtarësimeve në ISIS. Vitet e fundit, një numër i madh kosovarësh i është bashkuar Shtetit Islamik, falë edhe të ashtëquajturve ‘predikues të ekstremizmit’.