INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

E tmerrshme: 4 vjeçari vret me bombë spiunët e ISIS-it

Publikuar më: 10:47 11-02-2016

Në një video tronditëse të publikuar nga terroristët e ISIS-it, një fëmijë rreth katër vjeç, i njohur me epitetin ”xhihadisti i ri”, pasi është shfaqur edhe pak kohë më parë në një tjetër video, shtyp një buton telekomande duke realizuar një shpërthim në distancë të një veture ku janë futur tre të burgosur, njoftoi gazeta britanike ”Daily Telegraph”, që vendosi të mos e publikojë pasi, sipas saj, ajo është tronditëse edhe për standardet e vetë ISIS-it.

Isa Dare është fëmija i Grace ”Khadija” Dare, një nënë britanike me origjinë nigeriane, e cila kishte lënë Londrën për t’iu bashkuar ISIS-it në Siri duke marrë me vete edhe djalin e saj.

”Do t’i vrasim të pafetë”, thotë Isa, ndërkohë që në një fotografi ai duket i ekzaltuar nga makina që merr flakë.

Kujdes! Video ka pamje të rënda:

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102