Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Vitisë në Kosovë ku një 32 vjeçar ka vrarë foshnjën e tij të sapo lindur.
Sipas policisë Xhezmi Kosumi sapo ka ardhur në jetë vogëlushi e ka marr e ka mbytur dhe më pas e ka hedhur në një përrua afër shtëpisë dhe e gjithë ngjarja makabre kishte ndodhur në momentin kur gruaja e tij nuk ishte në shtëpi.
Trupi i pa jetë i fëmijës u gjet në breg e mbuluar me një batanije.
Gjatë marrjes në pyetje 32vjeçari e ka pranuar krimin e tmerrshëm duke thënë se e ka vrarë fëmijën sepse nuk është i tij.