Gjykata e Dubrovnikut në Kroaci ka vendosur sërish që të ekstradojë Ismail (Ballist) Morinën për në Beograd, Serbi.
Vendimi është marrë pasi Gjykata e Lartë kroate e riktheu çështjen edhe njëherë në shkallën e parë.
Njeriu që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë etnike në stadiumin e Beogradit ishte prej javësh në pritje të vendimit.
Morina u arrestua në Kroaci pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet serbe, si i dyshuari për ngritjen e dronit mbi stadiumin e Beogradit në tetor 2014 (gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri), me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.
Tifozë të shumtë kuqezi brenda dhe jashtë Shqipërisë e kanë kundërshtuar fuqishëm vendimin, duke i bërë thirrje kryeministrit Rama dhe autoriteteve përkatëse që të ndërmerrnin hapa për mos ekstradimin e tij.