Shpesh e kemi dëgjuar si me shaka që fëmijët nuk duhet lënë në dorë të baballarëve, por thjesht në kontekstin e batutës.
Megjithatë, siç gjithnjë thuhet edhe shakaja është gjysma e të vërtetës. Si për ta vërtetuar këtë, shihni pamjet e mëposhtje të publikuara nga JOQ.al dhe janë me të vërtetë të tmerrshme
Qytetari që ka dërguar videon shkruan:
Mos ja lini kurrë fëmijën babait. Videoja është bërë tek Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë.”
Në pamjet filmike duhet një zotëri që tërheq nga rrobat një fëmijë të vogël, të cilit i dëgjohen edhe të qarat me zë të lartë.
Nuk është ajo mënyra e duhur për të ecur me një fëmijë, sepse përveç tjerave, ashtu rrezikon t’i zësh frymën nga tërheqja e rrobave rreth qafës.
Por, mbi të gjitha është një sjellje absurde prindërore që kurrsesi nuk duhet marrë për shembull, prandaj kjo video le të shërbejë si sensibilizim jo vetëm për baballarët, por edhe për mamatë.