Vrasja e reperit nga Florida, XXXTentacion pranë Majemit e tronditi botën e muzikës, pasi risolli në kujtesë atentatin e hyrë në histori ndaj Tupac, por rasti nuk duket të jetë i izoluar pasi një tjetër reper 21-vjeçar është vrarë në Pittsburgh.
Mediat amerikane raportojnë se Jimmy Wopo u vra nga të shtënat me armë teksa lëvizte me makinë në lagjen Hill të qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 4:22 të mëngjesit, të dy u dërguan në një spital, por Wopo vdiq në qendrën spitalore UPMC Presbyterian në Oakland në orën 5:56.
Reperi i famshëm Pusha T, i cili duket se ka qenë mik me 21-vjeçarin ka shkruajtur: “Damn R.I.P. JimmyËopo.”
Juicy J, i cili gjithashtu kishte shprehur keqardhjen për XXXTentacion, tha: “R.I.P. Jimmy Wopo. O Zot! Njerëzit po çmenden”.
Edhe Lil Waynne është një nga reperat e njohur që ka reaguar në lidhje me vdekjen e Jimmy Ëopo ku është shprehur i pikëlluar.