Djali i muzikantit të njohur, Lionel Richie, u ndalua nga policia të shtunën pasi i tha stafit të sigurisë së aeroportit se, kishte një bombë në çantën e tij të cilën do ta shpërthente në avion.
Dhe ylli i muzikës u fotografua për herë të parë pas lajmit të bujshëm të hënën.
Në momentin që u pikas nga paparacët, duket se Lionel Richie u bezdis dhe nga imazhet kuptojmë se mund t’u ketë kërkuar atyre që të ndalojnë së fotografuari.
Sipas fotografëve, këngëtari i famshëm dukej i hutuar dhe arsyeja lidhet me incidentin që ndodhi me të birin.
Milos ‘Milo’ Brockman Richie, 24 vjeç, i cili është model, goditi gjithashtu një roje sigurie në Terminalin e 5-të të Aeroportit Heathrow në Londër, të shtunën në mëngjes.
Një dëshmitar okular tha se, Milo ishte zemëruar nga largimi me dhunë që iu bë nga terminali i aeroportit dhe kishte filluar të bërtiste se kishte në dorë një bombë, që do ta shpërthente nëse nuk e linin të hipte në aeroplan.