INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme, gjyshja lejon që mbesa e saj 20 muajshe të përdhunohet

E tmerrshme, gjyshja lejon që mbesa e saj 20 muajshe të përdhunohet

Publikuar më: 12:36 15-10-2018

Një gjyshe ka lejuar që mbesa e saj 20 muajshe të abuzohet seksualisht nga i dashuri i saj. Gruaja nga Adelaide lejoi partnerin të kryente aktin e tmerrshëm pasi zbuloi se ai ishte i fiksuar për të kryer marrëdhënie seksuale me vajza të vogla.
Raportohet se 47-vjeçarja qëndroi aty për të parë Shane Alan Hartley, ndërsa abuzonte me mbesën e saj. Gjyshja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, u dënua me katër vite e katër muaj burg. Ndërsa 37-vjeçari do kalojë të paktën 10 vite e 2 muaj pas hekurave për abuzim me fëmijë dhe shpërndarjen e materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve me gati 100 pedofilë në të gjithë botën. Ai u dënua fillimisht me më shumë se 13 vjet burg, por iu ul një vit dënimi pasi bëri një dëshmi kundër një pedofili nga Kanadaja. Çifti u takua në vitin 2017 dhe Hartley i dërgoi mesazh gruas se ishte i interesuar për të kryer marrëdhënie me vajza të vogla. Ai i kërkoi një fotografi të mbesave të saj, të moshës 20 muajshe dhe nën 12 muajshe. Dhe gruaja pranoi që t'ia dërgonte. Më pas ajo mori mbesën 20 muajshe dhe e dërgoi në shtëpinë e pedofilit në rrethinat veriore të Adelaide në gusht 2017, ku edhe e abuzoi seksualisht. Hartley u arrestua më 23 gusht 2017, dhe policia gjeti qindra video dhe fotografi me materiale të shfrytëzimit të fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441