INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme. Gruaja helmon 4 fëmijë dhe burrin [FOTO]

E tmerrshme. Gruaja helmon 4 fëmijë dhe burrin [FOTO]

Publikuar më: 15:01 25-06-2018
Një grua në Indi është duke u përballur me dënimin me vdekje pasi dyshohet se ka helmuar 5 persona, përfshirë bashkëshorit dhe 4 fëmijë. Fëmijët ishin mes moshës 7-13 vjeç dhe vdiqën së bashku me 53-vjeçarin Gopinath Nakure. 
Pradnya Survase hodhi pesticide të ndryshme në ushqim gjatë një feste në shtëpi, ku morën pjesë 120 persona më 18 qershor, tha policia. Pesë ‘të ftuarit’, vdiqën pasi ju shërbye gjella e helmuar në fshatin Mahad. 23-vjeçarja kishte për qëllim të vriste bashkëshortin e vet, vjehrrën, dy kunatat e saj, motrën e vjehrrës dhe bashkëshortin e saj, raporton Hindustan Times.
Survase pretendon se që kur u martua dy vite më parë, ata e kishin fyer për shkak se ishte me ngjyrë dhe se nuk dinte tw gatuante. Në festë i’u shërbyen ushqimet që u përgatitën nga një kuzhinier dhe ajo hodhi në të pesticide.  Ata filluan të vjellin e të ankoheshin për dhimbjet e stomakut dhe rreth 88 vetë u shtruan në spital.
Kur policia filloi të merrte në pyetje personat që shërbyen ushqimin, midis tyre edhe Survase, ajo e pranoi atë.që kishte bërë. 23-vjeçarja pohoi se kish përdorur ilaç për të vrarë gjarpërinjtë. Survase u akuzua për vrasje dhe komplot sipas Kodit Penal indian. Ajo pritet të përballet me dënimin maksimal, atë me vdekje. 
 
 
 indianja_-_Copy.jpeg
Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441