Një burrë në periferi të kryeqytetit ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati ditën e djeshme.
Sipas informacioneve 44-vjeçari B.M. është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në Vorë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftim i policisë
Më datë 02.01.2017, në Vorë, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, ku banonte, shtetasi B.M, vjeç 44, banues në Vorë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.