INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme, Isis ekzekuton 25 persona duke i tretur në acid

E tmerrshme, Isis ekzekuton 25 persona duke i tretur në acid

Publikuar më: 19:53 19-05-2016

Aktet çnjerëzore të Isis nuk kanë të sosur. Organizata terroriste Isis, ka ekzekutuar 25 persona, në Mosul, në pjesën veriore të Irakut, sipas raportimeve të mediave lokale. Shpesh herë këta terroristë, kanë publikuar video barbare, duke vrarë, njerëz në mënyrat më të ndryshme. Ndërsa ky rasti i fundit është bërë duke i lidhur të gjithë me litar dhe duke i  futur brenda në një vaskë, e cila ishte e mbushur me acid nitrik, derisa organet e tyre të treteshin.  

Ekzekutimi i tyre para publikut, që të shërbente si shembull për ta,  u bë për shkak se këta persona dyshohej se kanë spiunuar dhe kanë bashkëpunuar me forcat e sigurisë irakiane. Sipas dëshmitarëve, “25 të dyshuar “spiunë” ishin lidhur me një litar, të ulur në një objekt si vaskë që përmbante acid nitrik, derisa organet e tyre të treteshin”. 

Article Logic
Execution time: 0.0023460388183594