INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme. Ja çfarë i ndodhi 3-vjeçares duke luajtur

E tmerrshme. Ja çfarë i ndodhi 3-vjeçares duke luajtur

Publikuar më: 16:54 17-10-2018

Është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet. Lydia, vajza 3-vjeçare Kylie dhe Tony Cravens i ka mërzitur pa masë prindërit. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pas një alergjie nga një kuti kozmetike për fëmijë, të cilën e kishin blerë për të. Çifti, nga SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pasi vogëlushja e shkretë pësoi enjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.
Kylie dhe Tony publikuan paralajmërimin e tyre në faqen Love What Matters, duke thënë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur është fjala për lodrat e fëmijëve. Ajo i dha vajzës së saj 3-vjeçe një kuti kozmetike për fëmijë, por pasi e aplikoi grimin në fytyrë, lëkura e vogëlushes reagoi në mënyrën më të tmerrshme.
Për këtë nëna shkruajti në Facebook:
‘’Po e bëj këtë postim sepse mendoj se është shumë e rëndësishme t’ua kujtoj prindërve se duhet të kenë shumë kujdes se me çfarë i lejojmë fëmijët tanë të luajnë. Mua dhe Tonit kjo na i hapi sytë dhe tani do të jemi më të kujdesshëm në atë se çfarë është e mirë dhe e keqe.
Rreth 8 ditë më parë ne blemë këtë kuti kozmetike nga Family Dollar këtu në qytet... Duke menduar se nuk është e dëmshme... helmuese... ne kurrë nuk menduam se pasi kaluam gjithë ditën duke aplikuar atë në sytë dhe buzët e saj, ankthi ynë më i tmerrshëm do të bëhej realitet. Vogëlushes iu skuq menjëherë lëkura, përderisa buzët filluan t’i çahen dhe t'i bëheshin me ulçerë. Pasi e dërguan në spital, mjekët i thanë Kylies se vogëlushja duhej të qëndronte në spital për t’u monituruar.’’

vajza_1_lodra.jpg

vajza_2_loder.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043