Ndonjëherë njerëzit janë aq të palogjikshëm dhe jashtë çdo cilësie që përfaqëson humanen saqë arrijnë të bëjnë dhe veprime të paprecedenta.
Një ngjarje që të lë pa fjalë i ka ndodhe edhe Beatrix dhe Alban Ramosajt dhe njoftimin e kanë dhënë vetë këngëtarët me anë të postimeve në Instastory.
"Po shkruaj e tronditur. Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e poshtme dhe unë vetën sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur. Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë. Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të babait tim dhe familjarëve të mi. Ju lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe të vendosin drejtësi për personin përgjegjës", shkruhet në postimet e këngëtarëve./intv.al/