INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme! Masakroi babain me çekiç dhe trupin ja hodhi në... Zbardhet dëshmia e autorit

E tmerrshme! Masakroi babain me çekiç dhe trupin ja hodhi në... Zbardhet dëshmia e autorit

Publikuar më: 10:31 24-12-2017

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur në Tiranë, djali ka masakruar të atin me çekiç dhe më pas e ka trupin ia ka hedhur në liqen.

Ditën e sotshme është arrestuar autori i ngjarjes makabër. Selman Alija , 28 vjeç, banues në Shkozë është vënë në pranga nga policia.

Kjo ngjarje është raportuar nga djali tjetër i familjes, i cili ka telefonuar për të raportuar ngjarjen makabër. Ai ka thënë se i vëllai dhe i ati kanë filluar të grinden në oborr e më pas të dy kishin ikur nga banesa.

Për  më shumë  shikoni njoftimin e nxjerr nga policia:

Njoftimi i plotë, më detajet rreth ngjarjes:

Arrestohet një shtetas për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin :

• Selman Alija, 28 vjeç, banues në Shkozë.

Arrestimi i tij u bë për arsye se, me date 22.12.2017, rreth orës 20:00, në Shkozë, Tiranë, brenda ambienteve te oborrit rrethues të baneses së tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende te forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjehershme.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.

Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.

Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, i`u referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për vepren penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal

Article Logic
Execution time: 0.0037078857421875