Serialet turke së fundmi kanë arritur të ndiqen dhe në vendet që njihen si “lindja e serialeve”, pra bëhet fjalë për vendet e Amerikës Latine. Megjithatë, këto seriale fshehin sekrete të tmerrshme që shumë pak
Ndoshta ndonjëherë realizimi i tyre duket i thjeshtë, por pas tyre fshihet një punë kolosale, e cila kërkon shumë lodhje. Në një shkrim dedikuar punës së ekipit të realizimit agjencia e lajmeve “AFP” shkruan, se aktorët punojnë nga 27 orë pa ndalim dhe shpesh përballen me terrene të vështira.
Rreth një vit më parë një kameraman ndërroi jetë teksa xhironte në një majë të thepisur. Kjo ishte një situatë fatale për të gjithë stafin. Ndërsa në vitin 2014-të një kameraman tjetër ndërroi jetë pas një ataku në zemër, i cili erdhi si pasojë e punës prej 48 orë.
Është një rreth vicioz: sa më shumë popullor të bëhet një serial në Turqi dhe jashtë vendit, aq më shumë lodhemi ne, plus kohëzgjatja e episodeve shtrihet për arsye komerciale,” tha Zafer Ayden, drejtor i Unionit të Kinemasë në Turqi.
Kenan Imirzalioglu, aktori i Ezel tha se pas serisë së tij të fundit në Karadayi nuk do të shkonte në TV derisa kushtet e punës të përmirësoheshin.