Ledjana Prenga ka marrë një mesazh aspak të këndshëm në profilin e saj në “Instagram”. Një grua i ka shkruar një mesazh ku i ka uruar vdekjen. Arsyeja e një mesazhi të frikshëm? Që të lërë të lirë Mevlanin që të dal me Antonelën nga programi.
“Ishalla n’varr sa më shpejt dhe ia liron Mevlanin Antonelëse”, kanë qenë fjalët e ndjekëses të cilat siç duket e kanë lënduar Ledjanën. Kjo e fundit e ka postuar në “Instastory” këtë mesazh, ku tregon se e ka bërë të ndihet shumë keq.
“Nuk i kam marrë asgjë askujt dhe nuk do ta bëjë. E vetmja gjë që kurrë nuk kam dashur është që fama dhe emisioni të ndikojë në gjendjen time emocionale dhe të arrij në një pikë të tillë ku më tepër qaj se sa qesh”, kanë qenë fjalët e Ledjanës e cila i ka shoqëruar me disa emoji të mërzitur.