INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme, në Shqipëri mishi përpunohet edhe në lloto [FOTO]

E tmerrshme, në Shqipëri mishi përpunohet edhe në lloto [FOTO]

Publikuar më: 09:10 30-08-2018

Trupa inspektuese e AKU, Tiranë në bashkëpunim me krimin ekonomik kanë evidentuar një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe/Loto” që përpunonteilegalisht mishin dhe nën produktet e tij në pa kushte minimale të higjienës. Konkretisht, AKU konstatoi se subjekti që përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë.

Pra, ky subjekt është i regjistruar për “bar-kafe/loto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi”.Për më tepër, gjatë inspektimit u konstatua se subjekti i sipërcituar, disponon edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik:

Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni.

Në këto kushte, ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 2.200.000 lekë, bllokim të produkteve në sasinë 1630.8kg (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit) si dhe ndërprerje e aktivitetit prodhues, tregtues (në ambientin e prodhimit dhe të magazinimit).6-1.jpgthumbnail_4-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604