Tragjike!
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjtjeje, 4 persona kanë hapur zjarr pas një sherri që kanë pasur, duke i marrë jetën këngëtares së njohur turke Hacer Tulu dhe duke lënë të plagosur disa të tjerë.
40-vjeçarja është qëlluar për vdekje në një klub nate në pronësi të saj në qytezën bregdetare të Bodrumit. Sipas mediave autorët u larguan nga vendngjarja por u arrestuan nga policia vetëm pak orë më vonë. Kjo ngjarje ka tronditur fansat e këngëtares dhe mediat turke si dhe është pasqyruar gjithashtu në mediat e njohura ndërkombëtare si BBC, Dailymail e shumë të tjera.