Philippe Cerboneschi (i njohur gjithashtu si “Zdar”), vdiq aksidentalisht ditën e mërkurë në Paris. Lajmin e bëri të ditur agjenti i tij. BBC raporton se ai ra nga një ndërtesë e lartë dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
“Ai ra aksidentalisht përmes dritares nga një kati i lartë në një ndërtese pariziene”, tha Sebastien Farran, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Cerboneschi formoi grupin Cassius me Hubert Blanc-Francard në vitin 1996. Ato bënë këngë për grupe si Phoenix, Beastie Boys, Franz Ferdinand dhe MC Solaar. Albumi i parë i grupit në tre vjet, Dreems, do të dalë të premten.