Një sulm me armë është bërë para disa orësh në një nga zonat e pasura të Londrës, ku nga xhami i një makine vërshuan një breshëri plumbash. Për fat të keq një nga kalimtaret e rastësishëm në atë zonë ishte edhe këngëtarja e njohur me origjininë nga Kosova, Rita Ora, por fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë e keqe.
Rita kaloi në zonë duke shijuar një pije freskuese disa minuta para se personi që gjendej në makinë të hapte zjarr. Personi ende i paidentifikuar hapi zjarr rreth orës 2 të drekës në Colville Gardens, Ë11.
Sipas oficerëve të policisë nuk ka patur asnjë të lënduar. Policia po vazhdon me hetimet pasi plumbat kaluan përmes një shtëpie në katin e parë.