INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme/Shqiptari masakron gruan me çekiç sepse…[FOTO]

E tmerrshme/Shqiptari masakron gruan me çekiç sepse…[FOTO]

Publikuar më: 11:15 31-10-2017

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në komunën e Pollenza-s në Itali.

Një 55-vjeçar shqiptarë i quajtur Besnik Habibaj është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes Trëndelina Halimi 41-vjeçe.

Gruaja kishte shkuar në disko së bashku me disa mikesha dhe i shoqi është shfaqur papritur aty.

41-vjeçarja e shqetësuar se i shoqi mund ta sulmonte doli nga disko. I shoqi e ka ndjekur dhe pasi e ndaloi në parkingun e diskos e ka qëlluar disa herë në kokë me një çekiç që e ka marrë nga bagazhi i makinës.

Shqiptari u kap nga badigardët e diskos dhe më pas është arrestuar nga oficerët e Maceratës.

Gruaja aktualisht ndodhet në gjendje kome në spitalin Torrette nw Ancona.

Çifti jeton prej 20 vjetësh bashkë në Pollenza me dy fëmijët e tyre.

Skenat e dhunës janë të përsëritura pasi para disa muajsh gruaja e kishte denoncuar 55-vjeçarin se kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

 

df.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113