Një ngjarje shokuese ka ndodhur një një familje shqiptare në Greqi, ku djali ka përdhunuar të ëmën. Pas denoncimit të bërë nga gruaja 57 vjeçare dhe djali tjetër i saj, policia greke ka bërë të mundur arrestimin e përdhunuesit 29 vjeçar. Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në lagjen Analipsi të qytetit të Selanikut, dhe dyshohet se i arrestuari ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer këtë akt të tmerrshëm. Ndërkohë nuk është bërë ende publik identiteti i shtetasit shqiptare, derisa të kryhet hetimi i plotë i rrethanave të ngjarjes.