Një studente u përdhunua për orët të tëra nga një shqiptar. Ngjarja e tmerrshmë ka ndodhur në Itali. Mediat e shohin: “Si një film horror”. Studentja italiane u abuzua seksualisht për disa orë në Firence. Por pas reagimit të autoriteteve u bë i mundur arrestimi i një shqiptari, i cili dyshohet se është agresori.
Identiteti i tij nuk bëhet i ditur, por mësohet se është 28 vjeç.
Ai përveçse qëndron në Itali në mënyrë të paligjshme ka edhe precedentë të tjerë penalë.
Mediat shkruajnë se ai e kishte njohur studenten disa ditë më parë dhe në fundjavë e kishte ftuar të kalonin kohën së bashku. Por kjo e fundit, pasi ishte dehur tha se e gjeti veten me “mikun” e saj në një hotel.
Ajo dëshmoi se i riu shqiptar e rrahu dhe më pas abuzoi seksualisht për gjatë gjithë natës.
Studentja ka treguar se vetëm në mesditë arriti të shpëtojë dhe shkoi në polici ku denoncoi të riun.