Ky është një lajm i tmerrshëm! Studentja pak dit pasi kishte lindur foshnjen e saj, ka bërë një veprim të çuditshëm dhe të tmerrshëm njëkohësisht. Ka hedhur fëmijën e saj nga dritarja e konviktit!
Bëhet fjalë për një studente në Kinë. Mësohet se studentja e ka hedhur foshnjen e saj të porsalindur nga dritarja e konviktit ku po jetonte, në fshehtësi. Sipas burimeve të DailyMail, 19- vjeçarja studion në Kolegjin e Inxhinierisë në Xi’an, në veriperëndim të Kinës dhe njëkohësisht ndiqte një trajnim për të qenë mësuese në sistemin parauniversitar.
Prezent në këtë ngjarje të tmerrshme kishin qenë studentët e tjerë që ndodheshin në konvikt të cilët e kishin parë momentin e tmerrshëm. Nëna e pashpirt pasi e kishte hedhur fëmijën nga dritarja, ditën e nesërme, kishte vazhduar jetën e saj të përditshme dhe kishte shkuar në shkollë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Kjo ngjarje e tmerrshme u publikua me 21 nëntor, policia po e heton këtë ngjarje dhe me shumë gjasa vajza, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, do të përfundojë në burg për “vrasje të qëllimtë”.