Padyshim vdekja është një ndër gjërat më të tmerrshme sidomos kur pas lë një familje e cila trishtohet shumë.
Por më e keqja nga të gjitha është kur të bëjnë të vdekur me “zor”! Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur ditën e sotme për këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonaj, mesa duket një portal e paska bërë të vdekur këngëtaren e talentuar e cila ka reaguar nga New York-u
Ditën e sotme ajo ka postuar një InstaStory, ku shkruhet: Sapo ndodhi... Aksident në Rrugën e Kombit, vdes këngëtarja shqiptare”. Menjëherë pas këtij lajmi të rremë Albëria ka reaguar duke shkruar, “Unë jam shëndoshë e mirë në Neë York”.
Siç duket këngëtarja e ka marrë me sportivitet këtë lajm “skandaloz” duke shkruar; Ja iku dhe syri i keq, duke e shoqëruar me “emoji” duke qeshur.